Edhe një rast i shënjestruar nga Prokuroria Speciale

Një rast i ri penal është shënjestëruar si pjesë e kushtit për liberalizimin e vizave, megjithëse nuk është bërë e ditur se cili është ai rast.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Sipas komunikatës gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe ecuria e rasteve të shënjestruara deri më tani, me theks të veçantë për periudhën kohore gjatë pandemisë.

Tutje në komunikatë thuhet se  ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e krimeve të rënda, kanë shënjestruar edhe një rast të ri.

Gjithashtu, Kryeprokurori Isufaj, ka bërë të ditur se pavarësisht pandemisë COVID-19, Prokuroria Speciale gjatë kësaj kohe ka arritur ti ngrit katër (4) aktakuza, ku janë të përfshirë gjashtëdhjetetre (63) persona, për vepra të ndryshme penale.