COVID-19 merr primatin si shkaktar i vdekjeve në vitin 2020

Më shumë se 3 milionë njerëz në të gjithë botën  kanë humbur jetën që nga fillimi i këtij viti për shkaqe të ndryshme, sipas një hulumtimi të Flourish.

Që nga shfaqja e pandemisë (31 dhjetor) e deri më sot, COVID-19 ka shkaktuar gjysmë milioni vdekje, përkatësisht 569 mijë e 128 persona kanë humbur jetën në të gjithë botën gjatë kësaj periudhe kohore.

Gjysë milioni vdekje ka shkaktuar edhe sëmundja e HIV/AIDS apo 523 mijë e 412 persona, duke u rënditur e dyta, si arsye e humbjës  së jetës të më shumë  3 milionë njerzëve.

 

Vetëvrasja rradhitet si e treta, ku 435 mijë e 724 inidivid kanë kryer këtë akt në të gjithë botën, vetëm në periudhen e parë të këtij  viti.

Sëmundja e Malarias  mbetet ende vdekjeprurëse, si pasojë e saj 343 mijë e 574 persona kanë humbur betejën me të.

187 mijë e 628 vdekje kanë shkaktuar droga dhe alkooli së bashku në të gjithë rruzullin tokësor, në shtatë muajt e parë të këtij viti.

Nga zonat e konflikteve 88 mijë e 912 persona kanë humbur jetën ndërsa 107 mijë e 670 foshnje dhe nëna kanë vdekur si shkak i lindjeve të parakohëshme.

Në vazhdim do të shikoni grafikonin e plotë se cilat janë arsyet e vdekjeve që nga 1 janari e deri me 12 korrik.