Britania e Madhe, mbi 5 mijë raste të reja me COVID-19

Britania e Madhe sot ka shënuar 5,525 raste të reja me coronavirus dhe 888 viktima.

Në total,  numri i të prekurve me këtë virus në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 114 mijë e 217 raste.

Prej tyre janë 15,464 viktima si dhe nuk është treguar numri i saktë i personave që janë shëruar nga virusi COVID-19, sipas të dhënave të platformës, worldometres.

Britania në nivel global mbanë vendin e gjashtë me raste të coronavirusit dhe para saj është Gjermania.

Kurse, dje Britania formoi task-forcë për krijim të vaksinës kundër COVID-19.

Në nivel global, numri i personave të prekur me COVID-19 deri më sot është 2,276 mijë e 359, 156 mijë e 118 viktima dhe janë shëruar 582,599 persona.