Flamuri i Maqedonisë dhe ai i NATO-s.

Bizneset maqedonase presin tenderët fitimprurës të NATO-s

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ka hapur hapësira të shitjeve shumë fitimprurëse të mallrave dhe shërbimeve për aleancën – të cilat kompanitë lokale po i mendojnë me interes.

 

Edhe një hedhje guri nga anëtarësimi i plotë në NATO, duke pritur vetëm Spanjën anëtare të NATO-s që të ratifikojë protokollin e saj të pranimit, dhe Maqedonia e Veriut tashmë ka një vend simbolik në aleancën ushtarake perëndimore.

Pa një industri ushtarake të zhvilluar mirë, vendi i vogël nuk mund të shpresojë të shesë shumë për partnerët e tij në NATO.

Por antarësimi i shumë pritur po hap një derë tjetër, të cilën kompanitë lokale e konsiderojnë me optmizëm – mundësinë për të marrë pjesë në procedura të tenderëve multi milionësh për të gjitha llojet e kërkesave të sigurimit të NATO-s.

Interesi ndërmjet kompanive është i madh dhe po rritet. Por në mënyrë që të marrë pjesë në tregun me konkurrencë të lartë për të furnizuar NATO-n, ata do të duhet të plotësojnë së pari standardet e rrepta të cilësisë të aleancës. Madhësia dhe shkalla po ashtu kanë rëndësi.

Ndërsa qeveria në Shkup i nxit kompanitë lokale ta shfrytëzojnë këtë shans, kompanitë dhe dhoma e tregtisë kombëtare tashmë po përgatiten për atë që ata e shohin si një mundësi të madhe.

Disa industri kyçe, si ushqimore, e tekstilit, lëkurës dhe industritë e ndërtimit, tashmë iu kanë bashkangjitur kësaj mundësie. Kompanitë lokale të dërgimit të mallrave dhe logjistikës pritet gjithashtu të kenë oferta bindëse të ardhshme për NATO-n.

Pengesa e gjatë tani tejkalohet

Pasi kanë ngecur në dhomën e pritjes së NATO-s për 19 vite, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë me Greqinë për emrin, e cila më në fund është zgjidhur, Maqedonia e Veriut e mirëpret prespektivën e pranimit dhe përfitimet politike dhe të sigurisë që i sjell.

Edhe kompanitë maqedonase kishin ngecur në dhomën e pritjes, meqë parakushti i parë për tregtinë me aleancën e fuqishme të NATO-s është që vendi i tyre të jetë një shtet anëtar.

Pasi Spanja ta ratifikojë protokolin e pranimit të Maqedonisë së Veriut, të cilën qeveria në Shkup shpreson që do të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm, sapo ushëheqësit e Spanjës ta formojnë qeverinë e re, loja është gati për kompanitë e Maqedonisë së Veriut.

Firmat që aspirojnë të tregtojnë me aleancën së pari duhet të paraqesin aplikimet tek Agjencia e NATO-s për Mirëmbajtjen dhe Furnizimin, NAMSA, megjithatë. Vetëm pas një kontrolli të cilësisë dhe sigurisë ata mund të shpresojnë për të marrë leje për të kryer aktivitete ekonomike me aleancën.

NAMSA, një agjenci e financuar nga klientët, operon mbi bazën “pa fitim, pa humbje” dhe është krahu ekzekutiv i Organizatës së Mirëmbajtjes dhe Furnizimit të NATO-s, NAMSO.

Kjo siguron një gamë të gjerë shërbimesh mbështetëse logjistike për forcat e armatosura të NATO-s dhe komandat e NATO-s, individuale dhe kolektive.

Shërbimet në nevojë variojnë nga mirëmbajtja e pajisjeve deri tek menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, prokurimet, sigurimi i transportit dhe depove për trupat, ndërtimet dhe format e tjera të mbështetjes teknike.

Pritet konkurrencë e ashpër

Sipas Zyrës Shtetërore të Statistikave, shkëmbimi i përgjithshëm tregtar i Maqedonisë së Veriut nga janari deri në tetor të këtij viti arriti në rreth 12.2 miliardë euro; eksportoi mallra në vlerë prej 5.3 miliardë euro dhe importoi mallra në vlerë prej 6.9 miliardë euro.

Partnerët më të mëdhenj tregtarë të saj ishin Gjermania, Britania, Greqia, Serbia dhe Bullgaria.

Për ta vendosur tregun e mundshëm të NATO-s në këtë kontekst, kreu i Dhomës së Tregtisë në Maqedoni, SSKM, Danela Arsovska, theksoi se vlen miliarda euro në vit.

“Kjo është një mundësi për rritje ekonomike afatgjatë… Ne po flasim për një buxhet të konsiderueshëm [që NATO shpenzon në prokurime dhe shërbime], i matur në miliarda euro në vit, i cili mund të merret nga kompanitë tona”, tha ajo.

Avrovska shtoi që, deri tani, kompanitë maqedonase kishin mundur të merrnin pjesë në tenderët e NATO-s  vetëm si nënkontraktorë të firmave të tjera me seli në vendet anëtare të NATO-s. Kjo dha fitime mjaft të parëndësishme.

Tani, paralajmëroi ajo, kur kompanitë maqdonase do të konkurrojnë vetëm, konkurrenca që ata mund të presin do të jetë e ashpër.

Ajo vuri në dukje se rreth 100 firma nga Maqedonia e Veriut tashmë kanë shprehur interes, dhe se më shumë e kanë bërë këtë kohët e fundit. Dhoma e Tregtisë po ju ofron atyre këshilla se si ta rrisin konkurrueshmërinë e tyre.

“Një sektor që ka shumë potencial është prodhimi i ushqimit”, tha ajo. “Ne jemi një vend bujqësor dhe shumë ushqime të konservuara dhe prodhime të tjera mund të gjejnë rrugën e tyre drejt NATO-s. Ndjehemi se kemi një shans konkurrues këtu, pasi cilësia e produkteve tona ushqimore është mjaft e lartë por çmimet janë relativisht të pranueshme”.

Arsovska tha se industria e tekstilit, për të cilën Maqedonia Veriore është gjithashtu e njohur, ka një potencial të ngjashëm, duke ofruar të njëjtin raport konkurrues cilësi-çmim.

“Por për të arritur një kontratë, duhet gjithashtu të sigurojmë besueshmëri dhe të ndërtojmë një raport të mirë me NATO-n”, vazhdoi ajo. “Të jemi në gjendje të prodhojmë sasi më të mëdha të një të mire të dhënë është pjesë e kësaj, kështu që ne po inkurajojmë prodhuesit më të vegjël të investojnë në zgjerimin e kapaciteteve të tyre”.

Ka gjithashtu shpresë që industira e metalit dhe ajo e ndërtimit dhe kompanitë që ofrojnë shërbime logjistike mund të futen në potencialin tregtar të NATO-s, tha Avrovska.

Qeveria gjatë disa muajve të kaluar ka organizuar disa prezantime për të informuar dhe inkurajuar kompanitë lokale të mendojnë më shumë dhe ta marrin këtë shans për seriozisht.

Në vlerësimin e saj fillestar, nëse aktiviteti ekonomik me NATO-n do të rritet, qeveria vlerëson se rezultatet e para pozitive mund të ndjehen menjëherë në fund të vitit të ardhshëm.

“Qeveria nuk mund të drejtojë bizneset tuaja, por ajo mund të hap dyert”, Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska iu tha menaxherëve të kompanive që morrën pjesë në një prezantim në zyret e qeverisë me 13 Nëntor.

“Anëtarësia jonë në NATO do të hap dyert jo vetëm në kuptimin ushtarak dhe politik, por edhe në kuptimin ekonomik, në mënyrë që kompanitë tona të mund të konkurrojnë në këtë treg të ashpër por të gjerë”, shtoi ajo.

“Ne nuk kemi sisteme raketore të sofistikuara dhe prodhim të armëve në vendin tonë, por ne kemi shumë produkte tjera që mund të ofrojmë [NATO-s]”, Zëvendës Kryeministri në krye të ҫështjeve ekonomike, Koco Angjushev, tha në të njëjtën ngjarje.