Komuna e Vushtrrisë - Foto: Facebook

Asnjë rast pozitiv me COVID-19 në Vushtrri sot

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar që në 48 orët e fundit në këtë komunë nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Në njoftim thuhet se sot janë kryer 10 teste, prej të cilave 8 kanë rezultuar negativ dhe 2 do të ritestohen nesër.

“Dje janë kryer 3 teste dhe kanë rezultuar negativ”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna e Vushtrrisë kanë theksuar se puna e madhe e mantelbarëdhëve dhe shtabit komunal, masat që janë marrë dhe bashkëpunimi e solidariteti qytetar po funksionojnë.

“Beteja jonë me coronavirus po shkon drejt fundit”, përfundon njoftimi i Komunës së Vushtrrisë.

Sot pas testimeve 30 persona kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 510.