Albin Kurti flet për heqjen e rrethojave në oborrin e qeverisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë që iniciativa për heqjen e rrethojave ka ardhur nga Ushtruesi i detyrës së ministri të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“ Z. Xhelal Sveçla i ka shkruar një kërkesë një instance në ministrinë që ai e udhëheq tani, për heqjen e këtyre rrethojave të cilat kemi pasur ndërmend ti heqim edhe mëherër, mbase janë hequr vonë, ai me këtë rast e ka pasur parasysh edhe shqetësimin që mund ti ketë ardhur nga policia për ndonjë element të pasigurisë, mirëpo ato i ka trajtuar me kujdes”, tha Kurti në një konferencë për media.

Kurti ka thënë largimi i rrethojave nuk e rrezikon sigurinë e kryeparlamentares, presidentit dhe kryeministrit, madje sipas tij nuk duhet të ketë pengesa mes qeverisë dhe qytetarëve.

“Pra ka kujdes shtesë dhe nuk ka mungesë sigurie dhe unë jam plotësisht dakord që oborri i qeverisë dhe sheshi i qytetarëve të mos kenë pengesë ndërmjet”, tha ai.

FOTO – Oborri i Qeverisë pa rrethoja