Xhemajl Mustafa, zyrtar i LDK-së, i vrarë më 23.11.2000 - Foto: Facebook

Albin Kurti e kujton Xhemajl Mustafën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka kujtuar veprimtarin e LDK-së, Xhemaijl Mustafa në 66 vjetorin e lindjes së tij. Xhemajl Mustafa ishte zyrtarë i lartë i LDK-së, i cili u vra më 23.11.2000, para banesës së tij në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Në një postim në “Facebook”, Kurti thotë se askush nuk u gjykua për vrasjen e tij.

“Sot Xhemajl Mustafa e ka ditëlindjen. Po të ishte gjallë do t’i kishte mbushur 66 vjet. Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim”, ka shkruar Kurti.

Ai ka folur edhe për personalitetin e Mustafës.

“E kam takuar disa herë në fundvitet e ’90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët”, ka shkruar Kurti.

Ai së bashku me kujtimin për Mustafën e ka publikuar edhe një poezi të Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin të shkruar në vitin 1972.

Sot Xhemajl Mustafa e ka ditëlindjen. Po të ishte gjallë do t'i kishte mbushur 66 vjet. Një vit e gjysmë pas luftës e…

Publiée par Albin Kurti sur Vendredi 23 août 2019