array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Selatin Krasniqi dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë, 21 prill 2022

Rrena për ‘zbulimin e dëshmitarit kundër ish presidentit Thaçi në Hagë’

Deklarata

“MINUTA FUNDIT Zbulohet Deshmitari Kunder Ish Presi de ntit Thaci Ne HA’GE E Thote Ish Agj’enti I Sherb’imeve”.

media

Vlerësimi

Rrenë

Titulli është i rremë. Nuk ka dëshmitar të zbuluar kundër ish presidentit Thaçi. Titulli nuk është i argumentuar askund në tekstin brenda lajmit. Në tekst është përdorur një deklaratë e vjetër e ish ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj e dhënë në vitin 2001 e cila nuk lidhet me Hagën dhe gjykatën speciale. Për më tepër, lajmi ilustrohet me një fotografi të rreme e cila është e përpunuar në dizajn dhe synon të krijojë përshtypjen se brenda teksit ka material të vërtetë. Në publikimin në rrjetet sociale  kanë përdorur shenja të cilat tregojnë vajtim dhe keqardhje për lajmin me të cilat i kanë bërë lexuesit të besojnë që bëhet fjalë për lajm të kobshëm. 

 

Artikulli

Faqja në internet me emrin ‘lajme.buzz’ ka publikuar një lajm me titullin ‘MINUTA FUNDIT Zbulohet Deshmitari Kunder Ish Presi de ntit Thaci Ne HA’GE E Thote Ish Agj’enti I Sherb’imeve’.

Lajmi është shpërndarë në shumë faqe në Facebook, si: Lajme Buzz, Der Albaner, Video Interesante, Der Kosova Albaner, Atdheu.net, Janina Press, Der Albaner +, Ich Bin Albaner, Info Globale, Telegram.info.

Titulli dhe lajmi janë të rremë dhe të pabazuar në asnjë argument. 

Në nisje të materialit thuhet ‘minuta e fundit’ duke aluduar se është një lajm i fundit, por në fakt nuk ka kurrfarë lajmi në të.

Më pas thuhet në titull se ‘zbulohet dëshmitari kundër ish presidentit Hashim Thaçi’. Në fakt, dëshmitarët në Gjykatën Speciale e kanë të mbrojtur identitetin e tyre. Asnjë dëshmitar i kësaj Gjykate deri më tash nuk është zbuluar, qoftë zyrtarisht apo jo-zyrtarisht. Në artikull nuk përmendet asnjë deklaratë e ndonjë dëshmitari apo rrethanë që do të argumentonte që ky material ka zbuluar ndonjë dosje nga gjykata e Hagës.

Prodhuesi i informacionit të rremë për të mbushur materialin me tekst ka përdorur një deklaratë të vjetër të vitit 2011 të ish ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajt.

Për më tepër, titulli dhe lajmi janë tipik ‘fake news’ dhe kanë për qëllim vetëm të nxisin njerëzit thjeshtë të klikojnë në të, pasi që edhe mënyra e të shkruarit është me shumë gabime drejtshkrimore, që krijuesit e lajmeve të rreme e përdorin që të iu shmangen algoritmeve që i përdorë Facebook për të identifikuar lajmet e rreme.

Në mungesë të burimit të lajmit, përdorimin e një deklarate të vjetër dhe gabimet e qëllimshme drejtshkrimore, lajmi cilësohet si i rremë.