Park Hospitality Brand nga Maliqi Group më afër kosovarëve, tani pjesë e Panairit të Turizmit dhe Sportit në Prishtinë

Mjeshtëria e turizmit dhe hotelerisë, një traditë kjo prej dekadash e Maliqi Group do të shpërfaqet për publikun kosovarë edhe përmes Panairit Ndërkombëtarë të Turizmit dhe Sportit në Kosovë, i cili do të mbahet me 5 dhe 6 Maj në qendër të Prishtinës, në Pallatin e Rinisë.

Një mundësi e veçantë për të parë nga afër dhe për të eksploruar punën tonë profesionale, në stendën e posaçme të Park Hotel and Spa dhe për të vazhduar partneritetin prej vitesh me bizneset dhe klientët kosovarë.

Qendra e turizmit Park Hospitality Brand, në Shkup të Maqedonisë së Veriut me dy hotelet e saja Hotel Park & ​​Spa, që me krenari zotëron 5 yje dhe Hotel Next Door me 4 yje, janë rrëfim në vete për fushën e turizmit dhe hotelerisë.

Tani në stendën e këtij panairi, në mesin e 120 kompanive nga 7 vende të ndryshme, Park Hospitality Brand nga Maliqi Group vjen më afër kosovarëve, me ofertën unike të luksit, profesionalizmit, shërbimit të përkryer dhe akomodimit prej yjesh.

Misioni ynë që nga fillimi ishte të ndërtojmë një botë shërbimesh hoteliere të klasit premium, me një stil industrial dhe elegant, me ambiente të bollshme të dedikuara për secilën kërkesë, nisur nga darkat familjare, biznesore, takimet afariste, konferencat dhe organizimeve të tjera të nivelit të lartë.

Parkland është një markë, një adresë që me krenari ju prezanton restorantet e mrekullueshme, ku ushqimi, shërbimi, muzika dhe ndjeshmëria kalojnë pritjet e secilit.

Dhe qershia mbi tortë është shërbimi ynë Spa, duke ofruar tretmanet më të sofistikuara të trajtimit dhe akomodimit.

Për secilin kosovarë që Shkupin ka destinacion transit apo për të qëndruar për punë dhe qejf, për një ikje të këndshme, për një takim pune dhe konferenca, Parkland është adresa e vetme, që ju shërben me krejt çka ju duhet.

Parkland Hospitality Group nga Maliqi Group me Hotel Park & ​​Spa dhe Hotel Next Door është adresa e vetme e turizmit dhe hotelerisë. Tani si pjesë e Panairit të Turizmit dhe Sportit në Prishtinë, me 5 dhe 6 Maj 2022 është një mundësi më shumë për të njohur botën tonë të shërbimit profesional dhe ekskluziv.

Ejani na vizitoni në stendën tonë në Pallatin e Rinisë me 6 dhe 6 Maj dhe njihuni nga afër me krejt çka ofrojmë për Ju dhe për hotelerinë në vend.

Hotel Park & ​​Spa dhe Hotel Next Door në Shkup, Maqedoni e Veriut