One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë

Në një botë plot stres dhe nxitim, kush tha që furnizimi i veturës me karburant duhet të jetë i mërzitshëm? Çka derisa mbushni veturën tuaj të ndaloni të mbushni me ushqim edhe barkun tuaj, ose të merrni një pije derisa prisni?

Në kuadër të stacionit të karburantit “Petrol Company”, janë edhe marketet “One Stop Shop”, ku ju mund të ndaloni të bëni blerjet tuaja. Nuk janë markete të vogla dhe me opsione të kufizuara, por aty do të gjeni gjithçka që dëshiron zemra juaj, nga ushqimet e shijshme deri te pijet freskuese.

E po ashtu, bëhuni gati për t’u bombarduar me çmime të lira. Përgatituni të mahniteni nga ofertat dhe zbritjet e parezistueshme.

Dhe, për ata që nisin një udhëtim të gjatë, mos u shqetësoni për nevojat tuaja ushqimore. Me një përzgjedhje të gjerë të gjërave thelbësore, ushqime të lehta dhe ushqime të këndshme në dispozicion, ju mund të blini shumëçka këtu.

Po ashtu, ky brend i marketeve ka bojkotuar të gjitha produktet serbe, duke u bërë pjesë e kampanjës së fuqishme “Bojkoto produktet serbe.”

Mos harroni, Petrol Company nuk është një stacion tipik, ku vetëm mund të mbushni makinën tuaj, por ALL IN ONE!