Ngordh Orangutani që Dinte Gjuhën e Shenjave

Një orangutan, i cili ishte një nga majmunët e parë që mësoi gjuhën e shenjave, ka ngordhur në moshën 39 vjeçare në Atlanta.

Chantek jetonte me një antropolog në Tennessee për rreth nëntë vjet dhe mësoi të pastronte dhomën e tij, të krijonte dhe të përdorte mjete. Siç raporton BBC, ai po ashtu e kishte mësuar përmendësh rrugën deri te një restorant i ushqimeve të shpejta.

Orangutani kaloi vitet e tij të fundit në Kopshtin Zoologjik në Atlanta, ku ai u trajtua për sëmundje të zemrës.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik thanë se ai kishte “një personalitet tërheqës” dhe se do t’u mungojë shumë, raporton BBC.

Në deklaratë, Kopshti Zoologjik në Atlanta tha se Chantek ishte një nga orangutanët më të vjetër meshkuj në kopshtet e Amerikës Veriore.

Shkaku i ngordhjes ende nuk është i njohur, por veterinarët e kishin trajtuar atë për sëmundje progresive të zemrës.

Orangutanët konsiderohen geriatrikë pas moshës 35 vjeçare, shtoi kopshti zoologjik.

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend