ILUSTRIM Qentë endacak

Haradinaj Propozon, Qeveria Qendrore të Merret me Qentë Endacak

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur për qentë endacak. Sipas tij nuk duhet lëne më një situatë kur secili e bart përgjegjësinë tek tjetri derisa fëmijët janë në rrezik nga qentë endacak.

Ai ka thënë se nuk mund të presin nga kryetarët e komunave, por kërkoi që të shikohen mundësitë që me trajtimin e qenve endacak të merren niveli qendrorë.

“Nëse nuk janë komunat të afta me bo këtë punë, a kish bo qeveria nacionale me bo këtë temë. Se i rrezikojmë fëmijët, me e lut sekretarin, e vetmja mënyrë mos me prit një kryetar atje, me shpallë ofertë nacionale. Ne mundemi me thënë komunat e kanë fajin, ata ne, po kjo ka me mbet në pafundësi. Do të ishte mire me bo sa ma shpejt se kemi hy në dimër. Besoj s`është kurrkush kundër veç ne duhet me gjet rrugën”, ka thënë Haradinaj para kabinetit të tij qeveritar.