Foto: Forbes

Testoni inteligjencën tuaj me këto tri pyetje

Të bëni një test që teston inteligjencën zakonisht përmban shumë pyetje por me këtë tëst të bërë nga një grup shkencetarësh po lehtësohet matja e nivelit tuaj të inteligjencës.

Ky testim është krijuar nga psikologu Shane Frederick në vitin 2005 dhe ai tha se këtë e ka bërë pasi që testimet e tjera marrin shumë kohë për vlerësim.

Këto janë pyetjet që testojnë inteligjencën tuaj:

1: Një shkop bejsbolli dhe një top së bashku kushtojnë 1.10 dollarë. Shkopi kushton 1 dollarë më shumë sesa topi. Sa kushton vetëm topi?

2: Nëse u nevojiten pesë makinave pesë minuta për t’i bërë pesë pajisje të caktuara, atëherë sa kohë do t’u merrte 100 makinave për t’i bërë 100 pajisje?

3: Ekziston një grumbull lulesh në liqen. Çdo ditë, grumbulli dyfishohet në madhësi. Nëse nevojiten 48 ditë që grumbulli i luleve ta mbulojë tërë liqenin, atëherë sa ditë merr kohë që lulja ta mbulojë vetëm gjysmën e liqenit?

Shkoni më poshtë për të lexuar përgjigjet e pyetjeve.

Këto janë përgjigjet:

1: Topi kushton 5 centë. Ju me siguri keni menduar se 10 centë, apo jo? Nuk po ju paragjykojmë. Topi kushton 5 centë plus një shkop bejsbolli që kushton 1.05 dollarë dhe totali bëhet 1.10$.

1.05 dollarë është saktësisht 1 dollarë më shtrenjtë sesa 5 centë. Përndryshe, një studim nga Princeton ka zbuluar se njerëzit që përgjigjen me 10 centë janë dukshëm më pak të durueshëm sesa ata që e gjejnë përgjigjen e saktë.

2: 100 makinave do t’ju nevojiteshin 5 minuta për t’i bërë 100 pajisje. Mund të mendoni se përgjigja e saktë është 100 minuta, por e keni gabim. Nga pyetja, ne e dimë se një makine i nevojiten 5 minuta për ta bërë 1 pajisje. Rrjedhimisht, nevojiten 5 minuta që 100 makina t’i bëjnë 100 pajisje.

3: Grumbulli i luleve do ta mbulonte gjysmën e liqenit për 47 ditë. Ju mund të keni menduar 24 ditë, por e keni gabim. Nëse zona e liqenit që mbulohet nga lulet dyfishohet çdo ditë, atëherë do të merrte vetëm 1 ditë kohë që të mbulohej krejtësisht nga gjysma. Pra, largoni një ditë nga 48-ditëshi dhe ju mbesin 47 ditë.

Burimi: https://curiosity.com/topics/the-ëorlds-shortest-iq-test-is-only-three-questions-curiosity/