Zhytësi gjen kokainë në vlerë 1.5 milionë dollarë

Një zhytës në Florida ka gjetur kokainë në vlerë 1.5 milion dollarë në ujërat pranë ishujve tropikalë, Florida Keys.

Policia amerikane ka njoftuar se zhytësi ua dorëzoi autoriteteve sasinë e kokainës.

Zyra e Sherifit të Qarkut ka thënë se ata ishin paralajmëruar për gjetjen pasditen e djeshme dhe njoftuan Patrullën Kufitare të SHBA-së të cilët u përgjigjën dhe gjetën që pakoja përmbante 25 blloka kokainë me peshë 30 kilogramë.

Sipas zyrës së sherifit, Patrulla Kufitare e SHBA-së vlerësoi drogën në më shumë se 1.5 milion dollarë./21Media