Euro Në Rënie të Lirë Kundrejt Valutave të Tjera

Monedha e përbashkët evropiane ka shënuar një rënie të vazhdueshme gjatë vitit 2015, me impakt në kursin e këmbimit dhe shkëmbimet tregtare të vendeve që e përdorin si monedhë zyrtare.

Muaji dhjetor i vitit 2015 shënoi rënien e fundit të euros kundrejt monedhave të tjera, ndërsa janari 2016 nuk ka njohur lëvizje të rëndësishme.

Rënia e vlerës së euros do të thotë se një euro do të shitet më pak në tregun e këmbimit dhe rezultati i kësaj do të japë efekt negativ në nivelin e çmimeve dhe në bilancin e pagesave.

Kjo rënie shfaqet në këmbimin e kësaj valute me valutat tjera në sajë të kursit përkatës. Kursi i valutës është çmimi i një valute ndaj një valute tjetër, për shembull nga euro në dollar.

Mesatarja e këmbimit të euros kundrejt valutave të tjera ka regjistruar luhatje përgjatë 2015-s.

Një euro ishte e barasvlershme me 140.04 lekë shqiptarë (ALL) në dhjetorin e 2014-ës, ndërsa në muajin dhjetor, euro shënoi rënie në 137.65 lek.

Në bazë të kësaj, vlera e euro-së në raport me lekun ka rënë kryesisht nga gjashtëmujori i fundit.

Edhe franga zvicerane (CHF) ka pësuar ndryshime gjatë muajve të vitit të 2015-të në këmbim me valutën euro. Franga zvicerane 2014-në e kishte mbyllur me 1.20 CHF. Deri në dhjetorin e 2015 ra në 1.08 CHF.

Bie Vlera e  Euros Kundrejt Valutave Tjera-Grafika

Valuta euro kundrejt frangut zviceran ishte më e dobët në vitin 2015.

Raporti i këmbimit të euros me sterlinën britanike (GBP), ka pasur vlerë të vogël të ndryshimit. Në dhjetor të vitin 2014 sterlina britanike ishte 0.79 GBP dhe luhatjet gjatë vitit 2015 e sollën në 0.73 GBP.

Euro doli më e dobët edhe në përballje me dollarin amerikan (USD) sa i përket kursit të këmbimit.

Një euro vlerësohej në 1.23 USD në dhjetor të vitit 2014. Deri në dhjetorin e 2015-ës, luhatjet e sollën euron në kuotën e 1.09 USD.

Monedhat ndërkombëtare lëvizin e këmbehen në tregjet ndërkombëtare të Foreign Exchange, po nuk u ndalohet qeverive të ndikojnë në vlerën e monedhave të tyre.

Kosova e adoptoi euron si valutë të saj në vitin 2002, kur monedha e përbashkët zuri vendin e markës gjermane.