Turqia shpall orë policore katër-ditore

Turqia do të vendosë orë policore katër-ditore në 31 qytete mes datave 23 dhe 26 prill në mënyrë që ta frenojë përhapjen e COVID-19, njoftoi të hënën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ky vendim vjen pasi Dita Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve lështë më 23 prill.

Turqia ka vendosur më parë dy orë policore më të shkurtëra gjatë fundjavës.

Presidenti Erdogan tha gjithashtu se orët e fundjavës do të vazhdojnë për “ca kohë” si masa parandaluese