Tre futbollistë me prejardhje shqiptare pjesë e formacionit të javës në kampionatin zviceran

Tre futbollistët me prejardhje shqiptare që luajnë në kampionatin e futbollit në Zvicër janë futur në formacionin më të mirë të kampionatit helvetik.

Mirlind Kryeziu, Ardon Jashari dhe Kastriot Imeri janë pjesë e formacionit të javës.

Kryeziu që luan në rolin e mbrojtësit është pjesë e skuadrës së Zurichut, ndërsa Ardon Jashari dhe Kastriot Imeri luajnë në repartin e mesfushës. Jashari aktivizohet për Luzernin ndërsa Imeri për Servetten.

Mediumi zviceran sport.ch.fussball ka bërë publik formacionin e javës së 21-të.