TLP përmbyll fushatën "Dhuro Dashni" që mblodhi fonde për strehimoret e viktimave të dhunës në familje

TLP Alumni Association ka mbyllur fushatën “Dhuro Dashni” gjatë të cilës janë mbledhur fonde për tetë strehimoret që strehojnë viktimat e dhunës në familje në Kosovë.

Mjetet e grumbulluara nga kjo fushatë do të shfrytëzohen nga strehimoret, të cilat u ofrojnë mbështetje dhe këshillim emocional grave dhe fëmijëve të strehuar.

Gjatë kësaj fushate janë mbledhur 4.000 euro nga 85 donatorë, këto para do të ndahen për secilën strehimore.

Sponzor medial të kësaj fushte ishin: KALLXO.com, “Oxygen Show” dhe organizatat si Ambasada e Amerikës në Kosovë, USAID Kosovo, Global Albanians Foundation, programi i mëngjesit-Radio Kosova, emisioni “Sot”-Kohavision, T7, Gremin si dhe Debate Center.