Foto-ilustrim

Sulmohet gruaja në Prishtinë

Një i dyshuar është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:20 ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vetëm në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Policisë janë raportuar 1 mijë e 3 raste të dhunës në familje.