Shfaqja ‘At Sergi’ jepet sot në mbrëmje në Facebook 

Sonte në ora 20:00 në kuadër të kalendarit të teatrove të Kosovës, në formatin livestreamFacebook, shfaqet drama “At Sergi”. 

Shfaqja “At Sergi” me regji të Fatos Berishës është bashkëprodhim i Teatrit “Urban” nga Prishtina dhe Fondacionit Pagan në Tiranë, ndërsa përveç transmetimin në faqen e Facebookut të Teatrit “Urban”, njëkohësisht transmetohet edhe në faqet zyrtare të Facebookut  të teatrove që janë pjesë e kalendarit të përbashkët të prillit. 

“At Sergi” është një novelë e realizuar në vitin 1890 dhe e publikuar në 1898. Në 1917, regjisori rus Jakov Protazanov realizoi një film pa zë mbi këtë novelë. Novela flet për fatin e princit Stefan Kasatzki. 

shfaqje interpretojnë: Igli Zaka, Rovena Lule, Lulzim Zeqja, Egla Ceno, Besmir Bitarku, Julinda Emiri, Valmir Krasniqi dhe Arta Lahiu. 

Shfaqja është përkrahur nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës së Kosovës.