Renovohen shiritat ndarës nëpër rrethrrotullimet e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se gjatë kësaj jave shiritat ndarës të ngritura në pjesë të ndryshme të Prishtinës janë renovuar dhe janë ngjyrosur.

Ahmeti ka deklaruar se shiritat ndarës e të ngritura në rrethrrotullime janë të vendosura për të gjithë pjesëtarët në komunikacion për siguri më të madhe  dhe qarkullim më të lehtë në trafik.

Në njoftimin e tij të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë thirrje për respektim dhe kujdes ndaj tyre.