Qeveria Kurti

Qeveria Kurti ua zvogëlon për katërfish paret në telefon ministrave

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ulë shpenzimet qeveritare në mbushjet telefonike të zyrtarëve të saj.

Me këtë vendim janë prekur edhe ministrat e Qeverisë të cilët deri më tani kanë pasur të drejtë të shpenzojnë deri në 250 euro mbushje brenda muajit.

Nga 1 maji, ministrat e qeverisë së Kosovës do të marrin katërfish më pak mbushje në telefon.

Vendimi i qeverisë së Kosovës u ka caktuar ministrave mbushje të telefonit deri ne 70 euro në muaj.

Deri para vendimit të sotëm, zyrtarët qeveritarë e kanë shfrytëzuar një Udhëzim Administrativ të vitit 2008 të institucioneve të përkohshme të Kosovës.

KALLXO.com raporti më herët se kryeministrat e Kosovës nuk do të mundë të shpenzojnë mbushje telefoni pa kufizim siç ka qenë deri më tani, por ata do të mund të shpenzojnë vetëm deri në 250 euro brenda muajit.