Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 35 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë më 20.06.2024.

Të premten, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-35 gradë Celsius.

“Ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli , rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë” – theksohet në njoftim.