Kërcënimi me bombë në Aeroportin 'Adem Jashari', Policia del me njoftim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes.

“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara’ – është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia tutje ka bërë të ditur se pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit.

Sot në orët e paradites Policia e Kosovës ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Disa orë pas kërcënimit me bombë, zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës kanë filluar të lejojnë hyrjen e qytetarëve.