
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Kanosi zyrtarin policor, arrestohet një burrë në Ropicë të Vushtrrisë
20.12.2023 - 10:13
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Ropicë të Vushtrrisë.
Ai është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në rrugë kishte kanosur pjesëtarin e Policisë së Kosovës.
Në raportin e policisë theksohet se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:22.