Lajm i Fundit, Coronavirus

Gjashtë nxënës infektohen me COVID-19 në një shkollë të Gjilanit, komuna diskuton mbylljen

Gjashtë nxënës të shkollës “Selami Hallaçi”  në Gjilan kanë rezultuar pozitiv me COVID- 19.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica.

Ai tha se sot pritet të mbahet takimi me shtabin emergjent për të marrë vendim final për mbylljen ose jo të shkollës.

“Akoma drejtoria nuk ka marrë vendim sot kemi takim me shtabin emergjent për të nxjerrë vendimin final. Por janë 6 nxënës që sot janë konfirmuar presim edhe rezultatet e testit sot se a do të mbyllet paralelja apo të shohim për masa të tjera”, tha ai.

Gagica tha se pas takimit me shtabin emergjent do të njoftojnë për vendimin final.

Shkolla “Selami Hallaqi”, Gjilan.
FOTO-Facebook