Dy të lënduar nga aksidenti mes tri automjetesh në rrugën Lipjan – Ferizaj

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjetesh në rrugën Lipjan – Ferizaj.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 më datë 23.05.2024.

Ahmeti shtoi se me këtë rast po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.