FOTO: KALLXO.com

26 pjesëtarë të FSK-së të infektuar me COVID-19

26 pjesëtarë të FSK-së janë infektuar me koronavirus, këtë për portalin RTV21 e bëri të ditur zyrtari për informim për informim në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

Shala tha se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe ata janë duke u trajtuar në vetë izolim.

Tutje Shala theksoi se FSK-ja vazhdon të jetë e angazhuar në përmbushjen e misionit kushtetuese dhe detyrave të saj ligjore.

Gjatë periudhës së menaxhimit  të pandemisë COVID-19 njësitet e FSK-së kanë realizuar dhe vazhdojnë të realizojnë aktivitetet e tyre në mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile. /21Media