Të mërkurën hapet ekspozita virtuale ‘Artistët në karantinë’ 

Organizuar nga Shtëpia e Evropës (Europe House Kosovo) dhe Galeria Kombëtar e Kosovës hapet të mërkurën, më 29 korrik 2020, ekspozita “Artistët në karantinë”. 

Kjo ekspozitë që do të shpaloset në formatin digjital 360º është kuruar nga Engjëll Berisha, ndërsa do të prezantohen artistët: Artan Hajrullahu, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Driton Selmani, Edona Kryeziu dhe Lorik Sylejmani.

Organizatorët njoftojnë se në këtë ekspozitë prezantohen vepra të cilat janë punuar nga artistët gjatë karantinës dhe që reflekton gjendjen sociale të një shoqërie në situatë pandemie.

“Krejt kjo është eksperiencë e re për të gjithë: ndryshimi i normave sociale dhe i ritmit ditor të secilit prej nesh. Ekspozita do të shpaloset në formatin digjital 360º (shëtitje virtuale – fotografi panoramike interactive 360º), ndërsa nëse Shtëpia e Evropës do të hapet në javët në vazhdim, ekspozita do të jetë e hapur edhe për vizitorë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Evropës në Facebook.