Hasan Hasani. Foto: MKRS

Ka vdekur shkrimtari Hasan Hasani

Shkrimtari Hasan Hasani ka vdekur sot në moshë 73 vjeçare. Lajmi për vdekjen e shkrimtarit Hasani është konfirmuar përmes një njoftimi për media nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi përmes një telegrami ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit Hasan Hasani.

“Me pikëllim mora lajmin për ikjen nga jeta të familjarit tuaj, shkrimtarit dhe kryeredaktorit të shquar të Revistës “Pionieri”, Hasan Hasani.  Hasan Hasani ka lënë prapa një krijimtari të bujshme letrare për fëmijë e të rritur si dhe ka kontribuar në përgatitjen e shumë teksteve dhe veprave letrare. Vlen të spikatet kontributi i tij i çmuar në revistën ‘Jeta e Re’, ‘Fjala’, ‘Shkëndija’ dhe në Revistën ‘Pionieri’ ku shërbeu si kryeredaktor”, thuhet në telegramin e ministres Dumoshi, me rastin e vdekjes së shkrimtarit Hasani.

Shkrimtari Hasan Hasani pas vetës ka lënë mbi mbi 60 vepra letrare, për të rritur dhe për fëmijë, në prozë, poezi, studime letare, etj.

Shkrimtari Hasani ishte laureat i shumë çmime letrare.