array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Vullnet Bugaqku

Vullnet Bugaqku

Vullnet Bugaqku mban titullin Master i shkencave juridike në Universitetin e Prishtinës. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, dega në Gjilan.

Ekipit të BIRN i është bashkuar në shtator 2018  si Monitorues.

Para angazhimit në BIRN, ka kryer praktikë profesionale në Gjykatën Themelore Gjilan (dega në Kamenicë), në Agjencionin Qendror të Prokurimit dhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Në fillim të vitit 2018 është certifikuar si trajner i Institutit të Administratës Publike të Kosovës (IKAP) për modulin: “Hartim i shkresave juridike dhe akteve administrative në fushën e skemave pensionale të financuara nga shteti”.

Ka ndjekur disa trajnime në organizatat e ndryshme që merren me çështjet e luftës kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe integrimet evropiane.

Leximi, futbolli dhe ecja në natyrë janë hobitë e tij ndërsa në jetë e drejton motoja: “Drejtësia ka tri urdhra: të jetosh me nder, të mos i bësh dëm askujt dhe secili të marrë atë që i takon”.