Ministrja e Arsimit ka kërkuar nga Policia të hetojë rastet e mashtrimeve me diploma
12.7.2022 - 21:15
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se ka dërguar në Polici rastet e mashtrimeve me diploma që u janë bërë studentëve të cilët kanë vijuar studimet në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
Ministrja ka thënë se studentët të cilët nuk janë regjistruar në librin amëz “nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre për punësim dhe vazhdim të studimeve, për shkak se shumica e tyre, kanë rënë pre e mashtrimeve”.
Nagavci ka njoftuar se përmes një shkrese ka kërkuar nga Policia e Kosovës të njoftohet për procesin e deritanishëm.
“Për këtë arsye, muaj më parë kam kërkuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës që të zhvillojë hetime në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Nagavci.