Kardiokirurgët në QKUK kryen me sukses operimin e 70 vjeçares në dy valvula të zemrës

F.T, 70 vjeç, kishte dëmtime në dy valvulet e zemrës, stenozë e rëndë aortale dhe mitrale (sëmundje të anës së majtë të zemrës) dhe me sëmundje të arterieve koronare, mirëpo ajo u trajtuar nga mjekët kirurg të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të cilët intervenuan për të zgjidhur problemin shëndetësor.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se mjekët kanë zëvendësuar të dy valvulet e zemrës dhe by passeve aortokoronare dhe intervenimi është kryer me sukses, njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

“Pas operacionit të trefishtë, pacientja është në gjendje stabile shëndetësore në kujdesin post-operator. Pacientja kishte vështirësi në frymëmarrje dhe lëvizshmëri të kufizuar për një kohë të gjatë, si pasojë e problemeve të avancuara kardiake”, thuhet po ashtu në njoftimin e bërë nga SHSKUK.

FOTO:ShSKUK
FOTO:ShSKUK
FOTO:ShSKUK