Enver Hoxhaj- Foto: Kallxo.com

Hoxhaj: Hapja e zyrës ruse në Serbi, sfidë për orientimin euro-atlantik në rajon

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se hapja e zyrës në Serbi nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, është sfidë për fqinjin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit më të gjerë.

Hoxhaj në Twitter ka shkruar se hapja e kësaj zyre është shenjë shqetësuese e pranisë ushtarake gjithnjë e më të afërt të Rusisë në Serbi.

“Njoftimi nga qeveria ruse për të hapur një zyrë të Ministrisë së tyre të Mbrojtjes në Serbi është një shenjë shqetësuese e pranisë ushtarake gjithnjë e më të afërt të Rusisë në Serbi, duke paraqitur kështu një sfidë për fqinjin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit më të gjerë” ka shkruar Hoxha.

Sot Reuters, ka shkruar se Rusia ka autorizuar ministrinë e saj të mbrojtjes për të hapur një zyrë në Serbi.

Sipas agjencisë amerikane të lajmeve këtë e ka treguar një dokument qeveritar.

“Moska shtyn të zgjerojë lidhjet ushtarake me aleatin e saj tradicional të Ballkanit edhe ndërsa Beogradi kërkon të bashkohet me Bashkimin Evropian” shkruan Reuters.