Gjykata e Ferizajt merr çmimin e Gjykatës më transparente

 

Gjatë konferencës për transparencën e Gjyqësorit e cila po organizohet nga BIRN dhe lëvizja FOL, është shpallur Gjykata më transparente në Kosovë.

Ky çmim i ka shkuar Gjykatës së Ferizajt e cila me 1,245 aktgjykime të publikuar ka dalë gjykata më transparente në Kosovë.

Kryetari i kësaj Gjykate Bashkim Hyseni pas pranimit të çmimit deklaroi para të pranishmëve se ky çmim i dedikohet të gjithë stafit të gjykatës së Ferizajt.

“Ky çmim i dedikohet të gjithë stafit të gjykatës së Ferizajt e posaçërisht zëdhënësve të gjykatës”, deklaroj Hyseni.

Konferenca Rritja e Transparencës në Gjyqësor

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 12 décembre 2019

.