Bllokohet Procesi Zgjedhor në Carrabreg

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se procesi zgjedhor në fshatin Carabreg të Deçanit nuk ka filluar ende.

“Ishim aty por nuk na u leju me votu”, ka thënë ky raportues.

Kallxo.com ka kontaktuar me zyrtarët komunal të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bekë Hasanaj i cili është lajmëruar në telefonin e Rexhë Ahmetajt, kryesuesit të komisionit komunal të Deçanit, ka konfirmuar bllokadën.

“Kryesuesi është nxënë, kemi problem me një pështjellim me vula”, ka thënë shkurt Hasanaj.

Ai nuk ka dhënë detaje se kur ky proces mund të zhbllokohet.