Disa mbështetës të opozitës kanë ngjyrosur me të kuqe xhamat e kaltër të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, të hënën pasdite.
Deputeti i “Vetëvendosjes” Glauk Konjufca e pranoi se personalisht e hodhi sot gazin lotsjellës për ta penguar punën e seancës së Kuvendit.
Ende pa nisur seanca e sotme, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kërkoi pauzë.
Deputeti i “Vetëvendosjes” Fisnik Ismaili sapo ka kaluar procedurat e kontrollit në hyrje të Kuvendit.
Disa nga deputetët opozitarë nuk kanë hyrë në Kuvend, ngase nuk duan të kontrollohen detajisht.
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë mes tensioneve të ngritura për shkak të kundërshtimit të partive opozitare.
Gjyqtari i Procedurws Paraprake i ka caktuar maswn e arrestit shtëpiak deputetit të “Vetëvendosjes” Faton Topallit.
Një violinë e harruar para objektit të Kuvendit të Kosovës u trajtua me dyshim nga policia.