Sot është dita e 11-të që nga vendosja e barrikadave në rrugët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës që kanë bllokuar.
Ekipe të Policisë së Kosovës janë parë sonte duke monitoruar situatën në "Lagjen e Boshnjakëve" që gjendet në Mitrovicën e Veriut.
Situatë e njëjtë si ditëve të tjera është parë të jetë edhe sot, në ditën e dhjetë që nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.
Dhjetëra qytetarë serbë kanë protestuar sot në pikën kufitare në Jarinjë nga ana e Serbisë.
15:18 - Përfundon protesta, fillojnë të shpërndahen
KFOR ka krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar në zonën ku janë policia në Jarinjë.
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO në ditët në vijim do të zhvillojë një stërvitje të rregullt ushtarake pranë bazës së saj në Novosellë.
Është dita e shtatë që nga vendosja e barrikadave në rrugët nacionale që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.