Trepça ’89 fiton me lehtësi ndaj Gjilanit

Trepça ’89 ka shënuar fitore të lehtë ndaj Gjilanit me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Arbnor Muja shënoi në minutën e 21’ nga penalltia për 1-0.

Mitorovicasit e dyfishuan epërsinë me Sie Bissmarkin në minutën e 77’.

Në minutën e 83’, Rilind Nimani shënoi për 3-0.

Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 ngjitet në vendin e shtatë me 20 pikë.

Kurse, Gjilani mbetet në vendin e katërt me 23 pikë.