Shoqata e futbollistëve mblidhet për rastin e portierit Arben Beqiri, pritet t’i ndihmohet pas diagnostifikimit me tumor

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve në Kosovë, është mbledhur pas diagnostifikimit me tumor në lukth të portierit të Trepçës ’89, Arben Beqiri.

Arben Beqiri, njoftoi para disa ditës se vuan nga sëmundja e tumorit në lukth.

Ky lajm i preku të gjithë njohësit dhe sportdashësit në Kosovë, dhe menjëherë filluan mesazhet përkrahëse dhe idetë për ta ndihmuar Beqirin.

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, ka njoftuar se po shqyrton mundësinë që ta ndihmojnë portierin e Trepçës ’89.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës:

Informatë

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Bordin e saj po shqyrton mundesitë për ta ndihmuar Arben Beqirin, portierin e Trepçës ’89.
Shoqata ka kontaktuar me Arbenin për ta harmoinzuar këtë iniciativë. Arbeni është diagnostifikuar me tumor në lukth dhe ka nisur kimioterapinë.
Shoqata fton të gjithë komunitetin futbollistik që ta sensibilizojnë këtë çështje me qëllim që t’i dalim në ndihmë Arbenit dhe ta përkrahim përgjatë kësaj sfide.
Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë me informacione shtesë për veprimet që do të ndërmarrim.