Pamje nga Vushtrria

“Takimet e Poeteshave Shqiptare” sot në Vushtrri

Sot në Vushtrri do të mbahet edicioni i 37-të i festivalit tradicional “ Takimet e Poeteshave Shqiptare”.

Ky manifestim kulturor fillon në orën 18:00 në Qendrën Rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca” njofton për KALLXO.com , Drejtoresha e DKRS-së Fatmire Cecelia.

“Ngjarje e cila është unike, por edhe unifikuese. Unike është për faktin se është një ngjarje e llojit që nuk është organizuar e as nuk organizohet në trojet tona, ndërsa unifikuese për faktin se unifikon poetet e të gjitha trojeve shqiptare” është shprehur Cecelia në rrjetet sociale.

Në këtë eveniment kulturor-artistik do marrin pjesë 21 poetesha të cilat do vlerësohen nga një juri profesionale.

Drejtoresha e Kulturës njoftoi se do marrë pjesë një mysafir special i cili do zbulohet gjatë manifestimit.

Fitueset e  të vitit të kaluar ishin Naime Beqiraj, Medina Pasoma, Blerina Tërbunja dhe Zade Kuçi.