“Gjykatat janë gardianë të ligjit”. Kjo është shprehja e preferuar e Taulant Racaj – pavarësisht rezervave që ai vetë ka për zbatimin në praktikë të këtij slogani – për të nënvizuar rolin e gjyqësorit të paanshëm dhe efektiv. Taulanti është jurist i diplomuar dhe në BIRN Kosova, kryen funksionin e monitoruesit te gjykatave qe nga muaji shkurt i vitit 2015. Aktiviteti i tij përqendrohet në fushën e drejtësisë duke përfshirë Policinë dhe Prokurorinë. Llogaridhënia dhe transparenca e institucioneve publike, janë po ashtu sfidat, në të cilat Taulanti fokusohet përveç monitorimit. Ai është në përfundim të studimeve master-drejtimi civil. Ëndrra e tij është që në të ardhmen të ushtrojë profesionin e avokatit të akredituar.