array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Xhorxhina Bami

Xhorxhina Bami

Xhorxhina u bë pjesë e ekipit të BIRN në shtator të vitit 2019 si korrespondente për Kosovën për publikimin rajonal Balkan Insight. Në shkurt të 2024, Xhorxhina, u angazhua si redaktore në publikimin në anglisht të kallxo.com, Prishtina Insight.

Ajo ka përfunduar studimet për Politika Publike & Qeverisje dhe Ekonomi & Statistika në universitetin RIT Kosovo, në maj 2019.

Xhorxhina raporton kryesisht për qeverisjen qendrore, ekonominë, të drejtat e njeriut, dhe drejtësinë tranzicionale. Artikujt e saj janë ripublikuar nga shumë media vendore dhe të huaja dhe cituar në raporte të organizatave të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare.

Raportimet dhe hulumtimet e Xhorxhinës kryesisht përdorin gazetarinë e të dhënave dhe mjetet e burimeve të hapura (OSINT).

Përvoja e saj e mëparshme përfshin punën si gazetare e pavarur në Kosovë për botime si Kosova 2.0 si dhe hulumtuese ekonomike për projektin e BE-së “Mbështetje e mëtejshme për tregtinë në Kosovë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”.