43 aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.
Një person ka qenë shënjestër e të shtënave me armë nga një person tjetër, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht anëtarët e familjes së tij.
Një shumë parash prej 2,800 eurove janë grabitur në një nga filialet e Wester Union-it.
Një person është arrestuar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit pasi sulmoi fizikisht një person tjetër.
Policia ka arrestuar një person pasi ky i fundit ka vjedhur mjete të punës e derivate të naftës nga një kompani.
Policia ka arrestuar dy të mitur të cilët kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur pajisje shtëpiake.
Një nxënës është sulmuar me mjete të forta në oborrin e shkollës nga katër nxënës të tjerë.