ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Policia Arreston Dy të Mitur Për Vjedhje

Policia ka arrestuar dy të mitur të cilët kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur pajisje shtëpiake.

Sipas raportit ditor të policisë, thuhet se të miturit kanë vjedhur pajisje shtëpiake me vlerë të 200 eurove në shtëpinë  e një personi të komunitetit serb.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rudjera Boskavica”, në Mitrovicë më datën 11 shkurt ndërsa ditën e djeshme është bërë identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.