Arrestohet i Dyshuari Për Vjedhje të Naftës

Policia ka arrestuar një person pasi ky i fundit ka vjedhur mjete të punës e derivate të naftës nga një kompani.

Policia me anë të raportit të saj ditor, ka thënë se në fshatin Sopanicë të komunës së Kaçanikut, gjatë ditës së djeshme, është arrestuar një i dyshuar për vjedhje.

Sipas raportit, i dyshuari ka vjedhur derivate të naftës dhe mjete të punës së një kompanie.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.