Në gjendje jo të mirë dhe i mbushur me mbeturina është objekti i Muzeut të Muzikës në Gjakovë.
Premtime për investime milionëshe, probleme me deponi mbeturinash, ujë e infrastrukturë u diskutuan brenda debatit që pasqyroi tre vitet e qeverisjes në Gjakovë.
Në debatin "Jeta në Komunë" përballë Jeta Xharrës, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, foli edhe për ambientin dhe të rinjtë e kësaj komune.