Muzeu i Muzikës në Gjakovë. Foto: TV Syri Vision
Muzeu i Muzikës në Gjakovë në gjendje të rëndë
25.1.2023 - 00:11
Në gjendje jo të mirë dhe i mbushur me mbeturina është objekti i Muzeut të Muzikës në Gjakovë.
Mure e dritare të thyera, vegla muzikore të dëmtuara, pluhur e mbeturina përreth, janë pamjet brenda objektit të Muzeut.
Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, Mimoza Shala, ka publikuar disa fotografi të cilat tregojnë gjendjen e rënduar të këtij objekti.
“Me dhimbje ua prezantoj gjendjen e Muzeut të Muzikës në Gjakovë. Ka kohë që është në këtë gjendje. Pianon që e shihni në foto është dhuruar nga akademiku Rauf Dhomi, me të cilën u kompozua opera e parë në Kosovë “Goca e Kaçanikut”- ka shkruar ajo në Facebook.