Sot në Gjykatën e Pejës është mbajtur seanca fillestare e gjykimit për sulmin fizik ndaj të moshuarës M.N. në rezidencën e të moshuarve “Orenda”.
Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj, A. P., A. R., dhe R. K., nën dyshimin se kanë sulmuar të moshuaren, vitin e kaluar në Pejë.
E moshuara që ishte sulmuar në shtëpinë e pleqve "Orenda" në Pejë ka edhe shenja të dhunës dhe përvëlimit.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë vendim për të ia hequr licencën e punës, Qendrës së të Moshuarve “Orenda” në Pejë.