Adea Kondirolli filloi karrierën e saj në Internews Kosova si praktikante, pas disa angazhimesh si vullnetare në disa nisma qytetare dhe projekte.
Tani ajo punon si koordinatore e projekteve në administratën e Internews Kosova, ku përballon presionin e afateve kohore.
Adea studion Psikologji në Universitetin e Prishtinës, por ka rezerva për faktin që shumica e teorive shkencore janë ndërtuar ekskluzivisht nga perspektiva e njëanshme mashkullore.
Adea, gjithashtu, shkruan për Prishtina Insight dhe ndihmon me përkthime artikujsh nga Balkan Insight dhe media ndërkombëtare për KALLXO.com.
Në kohën e lirë ajo shkatërron patriarkatin (për më shumë mund të pyesni vëllain e saj)